Arriti majat e suksesit në biznes. Mesazhi i fundit i Steve Jobs do t’ju përlotë.

Para se të mbyllte sytë përgjithmonë më 5 tetor 2011 pas betejës së gjatë me tumorin në pankreas, Stiv Xhobs la këtë letër ku flet për jetën e tij, sukseset dhe dështimet. “Ndjekja papushim e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur”, shprehet aië letër  mes të tjerash.

Letra e plotë:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e personave të tjerë jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime në jetë. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës sime me të cilin unë jam mësuar. Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për atë që kam kaluar ne jetë, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë ikjes së afërt nga kjo botë. Në errësirë shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndiej frymën e Zotit të vde kjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

Duhet të merremi me diçka shumë më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë. Ndjekja non-stop e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu siç më shndërroi mua. Zoti na dha shqisat për të ndier dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndier iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës nuk mund ta marr me vete. Ajo çka mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka kufi. Shko ku të duash. Arri lartësitë që dëshiron të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – ‘Shtrati i vde kjes’…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëm undjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur gjatë rrugës, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – ‘Jeta’. Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme’.

Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”-përfundon letrën Stiv Jobs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *