Çifti i këngëtarëve shqiptarë tregojnë më shumë për lidhjen, nga puthja e parë e deri te planet për dasmë: Nuk mund t’i shtonim asgjë më shumë

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë dhënë një intervistë ekskluzive për revistën “Who”, ku kanë rrëfyer disa gjëra që nuk i dinim për lidhjen e tyre, për pasionet e përbashkëta dhe për planet e së ardhmes.

Çifti i këngëtarëve e pranoi lidhjen në fillim të këtij viti dhe prej atëherë janë në qendër të mediave dhe sidomos atyre rozë.

Por si ka nisur lidhja e tyre?

Vitmari dhe Marsela kanë treguar për “Who” se gjithçka ka nisur si nëpër filma dhe se ka qenë një moment perfekt, të cilit s’do të donin t’i shtonin asgjë.

“Nisi me një vallëzim nën shi, në një natë marsi ndërkohë që nga makina dëgjohej një disk i vjetër i Ray Charles. Nuk mund t’i shtonim asgjë më shumë një perfeksioni të tillë”, -janë shprehur ata.

Po ashtu, ata janë përfolur kohët e fundit se do të kurorëzojnë shumë shpejt dashurinë me martesë.

Ka qenë gazetari Eraldo Rexho që tregoi gjatë një interviste për “Edicionin Veror” se çifti do të martohej së shpejti. Por duket se na duhet të presim ende, pasi ata nuk kanë asnjë plan të afërt.

“Pavarësisht se është përfolur shumë në portale apo media për fajin tënd (buzëqesh), ne nuk kemi ndarë apo planifikuar ende asgjë. Do na pëlqente pse jo, siç themi ne tironsit ‘me kismet t’Zotit'”, -është shprehur Vitmari duke iu drejtuar Eraldo Rexhos.

Por si e imagjinojnë ata dasmën? Diçka e thjeshtë, romantike dhe me njerëzit e dashur të pranishëm. “Buzë detit, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria… diçka e thjeshtë, por kuptimplotë dhe me siguri me muzikë shumë të mirë”, -ka rrëfyer Marsela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *