E mbyllën padashje në supermarket, veprimi i burrit është i paparë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Wuinsconsin të Amerikës. Një 38-vjeçar është mbyllur padashje në supermarket, në filialin e pijeve alkoolike.

Por, ndryshe nga rastet e tjera, në vend që të kërkonte për ndihmë, 38-vjeçari ka vendosur që të qëndrojë. Ai ka kaluar gjithë natën aty, duke pirë birra dhe liker.

Ai ka arritur që të pijë 3 litra birrë dhe 3 shishe liker, sipas SBS News. Të nesërmen, në momentin që punonjësit hapën derën, ai u largua pa paguar asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *