Pritja e ëmbël në verë është “bekim”, zbuloni 7 arsyet pse është mirë të jeni shtatzënë pikërisht tani

Kur kuptova shkurtin e kaluar se po prisja një fëmijë për herë të parë, isha shumë e lumtur. Gjinekologja ime më tha se fëmija do të lindte afërsisht në fund të shtatorit. U gëzova sepse fëmija im do të kishte ditëlindjen afër asaj të babait të tij, por më pas kur kujtova që do të më duhej të kaloja muajt e nxehtë të verës me barkun e madh po mendoja se si do t’ia dal.

Mirëpo kur bëra disa kërkime më rezultoi se të jesh shtatzënë në verë ka disa përfitime dhe unë dua t’i ndaj ato me ju:

1.Frutat dhe perimet e freskëta janë të bollshme. Dhe shumica prej nesh tashmë e dimë se sa e rëndësishme është të kemi ushqyes të tillë për një nënë dhe për një fëmië të shëndetshëm. Frutat dhe perimet kanë vitamina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme si karbohidratet që japin energji dhe fibra, të cilat janë kryesoret për të pasur bebin të shëndetshëm.

2.Është kohë e mrekullueshme për stërvitje në natyrë. Ecja dhe noti janë dy miqtë më të mirë të një gruaje shtatzënë. Të dyja këto sporte ofrojnë përfitime të mëdha kardiake dhe janë justifikimi i përsosur për të dalë jashtë e për të marrë ajër të freskët. Ecja është një nga format më të mira të stërvitjes gjatë shtatzënisë, sepse ajo mund të bëhet nga të gjitha gratë. Edhe stërvitja me peshë do të sillte shumë përfitime shëndetësore për nënën pasi sjell më shumë oksigjen tek muskujt dhe rrjedhimisht tek foshnja nëpërmjet placentës.

3.Dielli ju jep shumë vitaminë D. Ndërsa është e rëndësishme të mos merrni shumë rreze dielli dhe të mbani vazhdimisht në lëkurë krem dielli mineral, nëse shpenzoni disa minuta në ditë nën rrezet e diellit, ekspozoni lëkurën tuaj në më shumë dritë UV, gjë që e bën atë të prodhojë më shumë vitaminë D. Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe ka qenë e lidhur me një rrezik më të lartë të diabetit gestacional, preeklampsisë dhe vaginozës bakteriale.

4.Fëmija juaj mund të ketë më pak gjasa për të marrë RSV nëse ka lindur gjatë muajve të verës. Sezoni i këtij virusi në përgjithësi është nga tetori deri në maj, kështu që foshnjat e lindura në muajt e ngrohtë kanë më pak gjasa për t’u prekur nga ai.

5.Veshjet! Rrobat e lindjes kanë bërë një rrugëtim të gjatë në vitet e fundit. Tani, opsionet për rroba shtatzënie janë të adhurueshme dhe ke shumëllojshmëri fustane, funde, costume banje, etj.

6.Hidratimi i lëkurës bëhet më lehtë dhe “shijon” më shumë.

Eshtë e domosdoshme të qëndroni të hidratuar mirë gjatë shtatzënisë, sidomos në temperaturat e nxehta të verës. Dhe ndërkohë që bëni hidratime me kremra mund të hidratoheni edhe duke shijuar koktejle të ndryshme pa alkool.

7.Pushime! Koha e verës shpesh ofron pushime dhe kohë të mjaftueshme larg punës, gjë që mund t’ju ndihmojë shumë sidomos nëse jeni në javët e para të shtatzënisë dhe simptomat fizike mund të mund të jenë pak të dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *