Sa më pak të dinë të tjerët për ty, aq më mirë është. Mbaje larg jetën tënde.

Kjo është një këshillë që çdo person njeri duhet ta mbajë parasysh për një shëndet më të mirë mendor. Mbajeni jetën tuaj private të sigurt, lumturia juaj është vetëm e juaja, të tjerët nuk kanë pse ta dinë. Askush nuk duhet të humbasë kohën duke u përpjekur të provokojë zili tek të tjerët. Ata nuk e dinë se për ta fituar lumturinë apo suksesin, ti je përpjekur fort e ke luftuar shumë.

Mos u lodhni fare të tregoni detaje, probleme, shqetësime, por përpiquni t’i zgjidhni ato sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sado e madhe dëshira për t’i bërtitur botës suksesin tonë, mënyra më e mirë është ruajtja e tij nga zilia e të tjerëve. Me shpërthimin e rrjeteve sociale, njerëzit janë të prirur të tregojnë shumë nga jeta e tyre. Kini kujdes: lumturia e të tjerëve shqetëson njerëzit që nuk janë të lumtur.

Prandaj mos bërtisni sukseset, mbajini ato në një vend të sigurt. Dhe mos i urreni ata që ju kanë zili. Ata kurrë nuk do ta pranonin me zë të lartë, por thjesht do të donin të ishin si ju dhe të kishin mundësinë për të jetuar jetën tuaj. Ka aq shumë njerëz të palumtur që pozitiviteti i demoralizon edhe më shumë. Por edhe e kundërta vlen njësoj.

Mos i jepni askujt mundësinë të dijë më shumë sesa duhet për ju, po aq sa mos lejoni t’ju shohin duke vuajtur. Shmangni zbulimin e armaturës suaj, mos e tregoni pikën tuaj të dobët dhe mbi të gjitha kurrë mos i jepni askujt mundësinë që t’ju shohin të sëmurë. Jeta juaj është e juaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *