Sonila Meço prezanton vilën e saj në fshatin turistik ndërtuar me gurë mes maleve. (fotot)

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka publikuar në rrjetet sociale vilën e saj në fshatin turistik të Korçës, Dardhë. Sonila ndodhet atje me pushime, ndërsa nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit pamje nga vila e saj e bukur.

Në foto vihet re se shtëpia e gazetares i është përshtaturës arkitekturës së zonës, pasi fasada e saj është me gurë. Ndërkaq, ajo ka dashur të tregojë kopshtin, teksa shkruan se në familjen e saj të gjithë i kushtojnë rëndësi luleve.

‘Të “ushqesh” një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin.Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë’, shkruan Meço, krahas fotove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *