Voɗhën rërë nga plazhi, turistët francezë rrezikojnë 6 vite ɓurg,

Një çift francez rrezikojnë të dënohen me 6 vite ɓurg, pasi u kapën me 40 kg rërë të vjeɗhur në ishullin e Sardenjas në makinën e tyre. Sipas mediave të huaja, çifti e kishte futur rërën në 14 shishe plastike në bagazhin e automjetit të tyre, dhe ishin gati ta ngarkonin në një traget që shkonte drejt Toulon, Francë.

Pas ndalimit të tyre, ata u justifikuan se donin ta çonin në shtëpi rërën si një “suvenir” për të zbukuruar shtëpinë dhe se nuk ishin në dijeni se kjo gjë përbënte një vepër penale. Rëra e famshme e Sardenjës konsiderohet si pasuri publike dhe heqja e saj nga ishulli është rreptësisht e ndaluar.

Për vite me radhë, banorët e zonës janë ankuar për vjeɗhjen e burimeve natyrore, përfshirë rërën. Ligji i miratuar në vitin 2017, në Itali, e bën të palejueshëm tregtimin e rërës dhe guralecëve, dhe dënohet me gjobë deri në 3,000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *