Tragjedi! Vdes ish futbollisti i njohur në moshën 32-vjeçare pasi u godit nga …

Tragjedi në sportin spanjoll. Pelayo Novo Garcia, një ish-lojtar nga Elche, Albacete dhe Oviedo, vdiq në moshën 32 vjeçare, pasi u godit nga një tren në linjën që mbulonte seksionin Oviedo-Siero.

Për momentin, As raporton lajmin pa dhënë detaje, pasi nuk dihet nëse ka qenë një gjest vetvrasjeje apo një aksident.

Novo, pesë vite më parë, pësoi një rënie nga kati i tretë i hotelit, ku qëndronte skuadra e Albacete, duke pësuar disa fraktura.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Zaragozës, ku iu nënshtrua një operacioni.

Pas atij aksidenti, ai humbi përdorimin e këmbëve dhe mbeti i paralizuar (dëmtim i shtyllës kurrizore) dhe u bë një atlet tenisi në karrige me rrota.