Polici holandez që monitoronte ‘ballonin spiun’ zhgënjehet kur kupton që ishte glasë zogu në xhamin e makinës (fotot)

Mediat satirike britanike shfrytëzonin sot panikun e krijuar nga zhvillimet e fundit të mjeteve ajrore të spiunazhit, për të sjellë rastin e policit holandez Hicham Argani, që besonte se kishte pikasur një “objekt të paidentifikuar fluturues” në Boxtel – por që pas ekzaminimeve më të imtësishme rezultoi se ishte një tjetër lloj “kërcënimi”.

Oficeri i policisë tha se mbeti i turpëruar kur kuptoi se “balloni spiun” që po monitoronte me sy, rezultoi vetëm një jashtëqitje zogu që kishte rënë në xham.

Kërcënimet e ballonëve spiunë janë përhapur këtë vit me pikasje nga Kina deri në Kanada.

Kjo duket se shpjegon dhe tensionin e oficerit në Boxtel, në provincën holandeze të Brabant.

Ai kishte shpërndarë fton në rrjetet sociale ku thoshte se objekti i paidentifikuar i kishte tërhequr vëmendjen teksa ishte në patrullë.

“Gjatë turnit të survejimit, më kapën sytë një ‘ballon spiun’ në zonën time”, shkruante Hicham.

“Pasi e ndoqa objektin për njëfarë kohe, u bë e qartë se ai gjendej mbi distriktin Selissen”.

Hicham më pas doli nga makina për të parë objektin më nga afër, dhe atëherë ai kuptoi se çfarë po ndiqte.

Ai zbuloi në fakt një glasë të madhe zogu në xhamin e përparmë të makinës, e cila kishte formën e nje “ UFO-je”.

Pasi Hicham gjeti një kartpecetë dhe pastroi xhamin nga jashtëqitja e zogut, balloni i dyshuar spiun nuk shihej më. “Boxtel është i sigurtë tani!” shtonte ai me shaka.

Zhvillimi vjen pasi një ballon kinez u rrëzua nga SHBA më 4 shkurt dhe disa pikasjeve të raportuara të objekteve të paidentifikuara ajrore në SHBA.

Megjithëse ballonët mund të duken si një teknologji primitive në epokën e avionëve anti-radar apo satelitëve, aftësia e tyre për të qëndruar gjatë në ajër i jep avantazh të konsiderueshëm.