Humbi jetën në aksidentin e trenave në Greqi, familjarët i japin lamtumirën e fundit studentes shqiptare Evegjeni Micka

I është dhënë lamtumira e fundit studentes shqiptare Evgjeni Micka. Mes lotësh dhe dhimbjesh, familjarët, miqtë dhe të afërmit kanë përcjellë për në banesën e fundit, 23-vjeçaren. Kjo e fundit humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Greqi.

E reja studionte në Greqi për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit ‘Intercity’, përplasja e të cilit shkaktoi vdekjen fatale të saj. Vajza po kthehej me të fejuarin e saj nga Athina.

Partneri i së ndjerës ka pësuar djegie të shumta në trup, teksa ka treguar momentin e tragjedisë. E ndjera u kërkua për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve, teksa trupi i saj u identifikua pas kryerjes së analizave ADN.