E frikshme/ Panik në bordin e një avioni, tmerrohen pasagjerët, kabina mbushet me tym dhe… (VIDEO)

Një avion i kompanisë amerikane Southwest iu desh të bënte një ulje emergjente ditën e djeshme, pak pasi u ngrit nga aeroporti i Havanës, kryeqyteti i Kubës, pas një dëmtimi në motorët e saj.

https://pbs.twimg.com/media/FqfLU08XsAIR4qU?format=jpg&name=360×360

Avioni, i cili nuk specifikoi numrin e pasagjerëve po fluturonte nga ishulli për në Fort Lauderdale, Florida, në jug të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:05.

“Udhëtarët janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar”, sipas CACSA.

Sipas njoftimeve të mediave dhe videos së një pasagjeri, dhe siç raportohet nga agjencitë ndërkombëtare dhe Agjencia e Lajmeve të Athinës, një motor i avionit ka marrë flakë kur është goditur nga zogjtë.

Në videon e realizuar nga një pasagjer, kabina e pasagjerëve është mbushur me tym teksa prindërit e panikuar përpiqen t’u tregojnë fëmijëve se si të vendosin maskat e oksigjenit.