Shiu i krimbave mbush me insekte të gjalla makinat e trotuaret në Kinë (fotot)

Vendasit shiheshin sot të tmerruar në provincën kineze të Liaoning, në kufi me Korenë e Veriut, teksa mbanin çadra prej krimbave të gjallë që dukej se binin nga qielli duke mbushur trotuaret dhe makinat e parkuara.

Vendasit shiheshin që mbanin çadra për të kryer punët e tyre të përditshme.

Arsyeja për fenomenin e rrallë nuk është zbuluar ende por mediat vendase thonin se krijesat e frikshme kishin rënë mbiqytete pas një episodi me erëra të forta.

Studimi thoshte se ngjarja “mund të ndodhë kur insektet mbeten brenda një vorbulle ajri, ndërsa teori të tjera thonin se objektet mund të vijnë nga lulëzimi i një tulipani me kërcej që i ngjajnë krimbave.

Dhe në fakt një person shpjegonte: “Këta nuk janë krimba apo kafshë, por kërcej lulesh që kanë rënë nga pemët.”

Të tjerë thonin se video mund të jetë e rreme.

Ndërsa një përdorues i mediave që e merrte seriozisht, tha: “Nëse unë jam duke shikuar punën time në një ditë të zakonshme më Kinë dhe nis të bien krimba nga qielli, do të vdisja”.

Edhe në vitin 2015 në SHBA, mijëra krimba u shfaqën në një resht të rregullt, në fenomenin që habiti biologët.