“Duhet të iki se duhet të vazhdojmë të punojmë për lali Erin”, Rama: Në 2025 paga minimale shkon 45 mijë lekë, u themi më të mirëve rrini këtu se…

Kryeministri Edi Rama premtoi sot se do të ketë sërish rritje të pagës minimale deri në vitin 2025. Sipas Ramës ajo do të jetë 45 mijë lekë.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Rama u ka bërë thirrje të rinjve por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen, kjo ne baze te aftesive te tyre.

Rama: Sot ne kemi vendosur që në fund të prillit paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja dhe kemi vendosur për të gjithë ato kompani në sektorin e prodhimit që kanë problematika kontratash të lidhura dhe ndodhen në mënyre të befasishme nga kjo rritje, ne të paguajmë nga buxheti i shteti sigurimet e atyre që marrin pagë minimale në këtë sektor.

Në vitin 2025, kur objetivi i programave elektorale i partive politike ka qenë 38 mijë lek, ajo të jetë 450 mijë lekë në vitin 2025 .dhe në cdo hap do financojmë sigurimet e diferencës nga paga aktuale te 40 mijë lekshi. Kjo do të thotë që në javet e muajt në vijim do të ketë rritje për të garantuar se paga minimale nuk qëndron aty ku është. Jemi duke rishikuar të gjitha pagat.

Ndërkohë kemi në parlament një projekt ligj për tatimin mbi të ardhurat personale, që për asnjë pagë deri në 50 mijë lekë nuk do të ketë asnjë taksë.

Kemi lajmeruar rritjen e pagës me 50 mijë lekë në muaj për mjekët specialist. Është vetëm hapi i parë.

Si mundet të kemi të mbrojtura sistemet nëse ne skemi kapacitete më të lartë në këtë fushë. Cfarë do bëjmë, ata që kanë aftësi tu ofrojmë paga që janë përtej piramides së pagave të zakonshme. Kjo vlen për ata që kanë aftësi të vecanta digjitale, por edhe për agronomët. Po rritemi më shumë se askush tjetër në të gjithë pellgun ku jetojmë sa i takon turizmit. Kjo industri meqë është kyce për rritjen e mëtejshme të pagave, të mirëqënies duhet të mbështetet nga një prodhim bujqësor, agroppërpunimm që duhet të jetë në lartësinë e kësaj rritje. Kjo kërkon njerëz që dinë vërtet shumë .

Me këtë do tu themi më të mirëve, që nuk kemi pse mendoni dy herë ku e keni vendin, mjafton tia ofroni vendit këto aftësitë tuaja dhe për ju ka një vend, ka një pagë. Ne duam që ti sjellim këto në një piramidë shtetërore të pagave.

Natyrisht bashkia e Tiranës është sektor prioritet i veçantë. Të kesh qenë kryebashiak dhe të shohësh zhvillimin thua me vete “Paç fatin e Lali Erit”. Përgëzoj edhe Erionin për drejtimin, punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm.

Edhe dicka tjetër. Duhet të iki se duhet të vazhdojmë të punojmë për lali Erin.