Zdo ta besoni.. Gafa qesharake e Qeverisë me lojërat e fatit, ja cila është ajo (video)

Artan Shyti, ish-kreu i Shoqatës së Basteve ka deklaruar sot në një intervistë për Panorama TV se rihapja e basteve nga qeveria është një dështim i paralajmëruar, teksa ka treguar dhe se cila është gafa qesharake e shtetit shqiptar me lojërat e fatit.

Sipas tij, “një nga gjërat qesharake është se në buxhetin e shtetit për 2023 janë parashikuar 18 mln euro nga bastet kur ndërkohë që ato janë të paligjshme”, sepse ende në muajin prill nuk është miratuar projektligji.

Parashikoni që do ketë përgjegjshmëri?

Artan Shyti: Unë shpresoj të merren në konsideratë të gjithë gjërat që janë bërë gabim dikur e të korrigjohen.

Shpresoj që këto para të shkojnë për sportin. Lexova listën e gjërave që është menduar të shkojnë është harruar një gjë imperative. Një pjesë e mirë e këtyre parave duhet të shkojnë për të rehabilituar njerëzit që e kanë ves shkatërrues, se patjetër si cdo ves ka një kontigjent që e ka si kalim kohe.

Një nga gjërat qesharake është se në buxhetin e shtetit për 2023 janë parashikuar 18 mln euro nga bastet kur ndërkohë që ato janë të paligjshme.

Të kalojë një ligj në parlament që thotë do marrim lekë nga bastet ndërkohë që s’janë miratuar ende në prill është nga ato paradokset shqiptare që thua okej të ndodhin se ka dhe gjëra më të rënda që ndodhin.

Por se di si parashikohet, nis prilli akoma s’është miratuar ligji nuk është kollaj ta implementosh se do jetë një tjetër mënyrë funksionimi.

Thuhet online dhe kjo është gafë e madhe se bastet gjithmonë janë online, bastet ofline ka një tjetër kategori që ka 20 vjet që është mbyllur.

Nuk do ketë pika fizike, jo se do jenë bastet online për herë të parë.