E pazakontë/ Rrëfehet çifti i martuar me 3 fëmijë, si e zbuluan që janë kushërinj pas 17 vitesh bashkë

Celina dhe Joseph Quinones, nga Kolorado janë së bashku prej më shumë se 17 vitesh dhe janë martuar prej më shumë se 10 vitesh. Çifti me 3 fëmijë së fundmi ka zbuluar se janë kushërinj.

Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Celina tregoi se si e zbuluan që kanë lidhje gjaku.

“Patëm një rast kur babai im dhe i bashkëshortit ishin në një zonë banimi të përbashkët në Kolorado dhe thonë se nëse je nga kjo luginë duhet të jesh i kujdesshëm se me kë po lidhesh, por ne nuk është se i kushtuam shumë rëndësi këtij fakti. Nuk menduam gjatë. Përveç këtij rasti, le të themi kjo është e vetmja indicie që ne mund të na kishte shkuar ndërmend, por asgjë tjetër dhe pastaj unë fillova të ndërtoj online pemën e familjes. Aty filluan të afroheshin gjërat dhe të lidheshin dhe ishim në të njëjtën pemë.

Unë po përpiqesha që në të njëjtën kohë të ndërtoja pemën time dhe pemën e bashkëshortit dhe pastaj papritur vendosa të bëj dhe testin e ADN-së dhe doli që ne ishim kushërinj,” – rrëfeu Celina.