Fundoset anija e mallrave në brigjet turke, tre të vdekur dhe disa të zhdukur

Një anije mallrash është me 14 anëtarë ekuipazhi në bord, është fundosur në brigjet e Antalya Kulumuca. Si pasojë e fundosjes së anijes tre persona kanë humbur jetën, tetë janë shpëtuar, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Anija me flamur Guinea-Bissau “Joe 2”,po transportonte 3000 tonë minierë boksiti drejt Ukrainës. Shtatë varka të rojes bregdetare, 2 helikopterë dhe një avion i rojes bregdetare shkuan për të shpëtuar personat që ndodheshin në bord.

Shkaku i fundosjes së anijes ende mbetet i paqartë, por pati një telefonatë nga mjeti i lundrimit për probleme në orët e para të mëngjesit.