Të ndarë në grupe sipas qarqeve, Rama publikon pamje nga hapja e fushatës: S’ka propagandë elektorale, do financojmë për dhurime pemësh

Kryeministri Edi Rama hapi dje fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, Me sloganin “Kurrë pas, vetëm përpara”. Rama mblodhi vetëm deputetët socialistë dhe kandidatët për bashkitë e vendit, duke mos organizuar kështu një miting madhështor, por në mënyrë simbolike ata mbollën 61 pemë.

Mëngjesin e sotëm Rama ka ndarë disa pamje nga kjo ditë ku krah fotove ai shkruan se falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë do të financojnë në dhurime pemësh për çdo bashki, duke e kthyer kështu këtë fushatë sipas kryeministrit në fushatën e parë që do të lërë më pak ndotje mjedisore, akustike dhe më shumë oksigjen.

“MIRËMËNGJES

dhe me fotoalbumin e nisjes së rrugëtimit të gjelbër drejt 14 majit, ku falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/ys/r/T1oMBrgJQCd.png