“T’i jepnin mbathjet, shko tako shefin…”/ Artan Hoxha tregon takimin e pazakontë të një politikani nga Kosova në Gjirin e Lalzit: Ju tregoj si i shpëtuan përgjimeve

Këtë të Enjte në studion e “Opinion” në Tv Klan është diskutuar për pajisjet e ndryshme të përgjimit, mënyrën si funksionojnë dhe kur përdoren më së shumti.

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer një rast të çuditshëm se si një takim i rëndësishëm i një politikani nga Kosova realizohej në Gjirin e Lalëzit që të mos kishte asnjë shans përgjimi. Sipas Hoxhës, në det për shkak të zhurmave, nuk është e mundur përçimi i sinjalit tek përgjuesit.

Artan Hoxha: E mban mend një fotografi që e patëm sjellë, që bëhej një takim i rëndësishëm i politikanit tonë të Kosovës? Ku bëhej? Bëhej në Gjirin e Lalëzit, 100 metra thellë në det. Pse bëhej aq thellë? Sepse në det, me rroba banjo bëhej. Në det, zhurma e valëve, zhurma që krijon ambienti e bën të pa…

-Tani të vjen një flutur, ku e kam fluturën? Ti je atje, vjen kjo. Ti thua erdhi mushkonja, ajo edhe në det të kap, të grin.

Klodiana Lala: Të filmon, bisedat nuk t’i dëgjon. Sepse është shumë e vështirë në det.

Artan Hoxha: Ka shumë zhurmë. Fevzi, t’i jepnin mbathjet, vinte tjetri për takim. Të thoshin ke mbathje plazhi? Jo. Të jepnin mbathje plazhi, të thoshte bodyguard-i shko takoje shefin atje thellë, 100 metra në det. Që të flisje me shefin. Po në det, sepse se kapte asnjë lloj përgjuesi ambiental.