“Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq”/ Meta ironizon fushatën e kryeministrit: Bën çdo gjë për…, kandidatët e tij përfaqësues të klaneve të ndryshme që i shërbejnë vetëm Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me gratë dhe vajzat në kryeqytet të njësisë nr.9 ka ironizuar me nota tallëse kryeministrin Rama, i cili një ditë më parë u shfaq duke kërcyer gjatë fushatës elektorale

Meta theksoi se Rama i bën të gjithë këto marrëzi për të hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë. Ai deklaroi se kryeministri e ka çuar situatën ekonomike dhe sociale në greminë.

I ndalur tek kandidatët për kryetar bashkie apo edhe këshilltarë, Meta u shpreh se ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë profesionistë, ndërsa rivalët janë përfaqësues të klaneve që i shërbejnë vetëm Ramës.

“Kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë janë profesionistë, të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndërsa të tjerët janë të parashutuar në minutat e fundit, përfaqësues të klaneve të ndryshme dhe janë aty për ti shërbyer grabitjeve të Ramës.

E keni parë si kërcen? Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq. Do bëjë çdo gjë që të shmange vëmendjen. E ka çuar situatën ekonomike sociale të vendit në një greminë të vërtetë shoqërore. Ka polarizuar vendin kaq shumë duke favorizuar një sekt dhe duke varfëruar shqiptarët dhe duke goditur shtresën e mesme të Shqipërisë.