“I sheh jugorët si të Ramës dhe veriorët si të tij”, Mustafa Nano për Berishën: Hej shqiptarë, mos e merrni për budalla, është i poshtër

Analisti Mustafa Nano ka shkruar për fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Tropojë, ku tha se asnjë verior nuk mund t’ia japë votën Edi Ramës.

Nano shkruan se Berisha zgjodhi një mënyrë tribale e përçarës, teksa shkruan “kështu i bie që Berisha i sheh jugorët (tok me “përfaqësuesin” e tyre, Ramën) si një racë dhe veriorët “e vet” si një racë tjetër”.

“Asnjë verior nuk mund t’ia japë votën Edi Ramës,” tha Berisha në Tropojë. Mund të thoshte: “Hej shqiptarë, ju bëj thirrje nga veriu i vendit të mos ia japim votën Edi Ramës”, por jo, zgjodhi një mënyrë tribale e përçarëse. Dhe nuk u ndal me kaq. Veçoi sjelljen “antiveriore” të Ramës, duke e quajtur këtë të fundit “racist”. Sipas çdo përkufizimi, racist është ai njeri që beson se raca e tij është më e mirë dhe më e epërme sesa një një tjetër. Kështu i bie që Berisha i sheh jugorët (tok me “përfaqësuesin” e tyre, Ramën) si një racë dhe veriorët “e vet” si një racë tjetër.

Hej shqiptarë, mos e merrni për budalla! Është i poshtër” shkruan Nano në postimin e tij.