S’kishte ndodhur kurrë më parë, pacienti shkon të votojë me barelë!

Në Kırklareli, një pacient ka shkuar me barelë për të votuar. 62-vjeçari Yaşar Yuruk, i cili prej disa kohësh ishte i shtrirë në shtrat për shkak të një frakture në ijë vendosi sot të dilte nga shtëpia për të votuar.

Yuruk, u dërgua me ambulancë për të votuar. Ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësin për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë.