Shifrat/ Cilat janë dy bashkitë me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje dhe “gropa”?

Deri në orën 17:00 në të gjithë vendin kanë votuar 34.54% e qytetarëve të vendit.

Dy janë bashkitë e vetme ku pjesëmarrja ka kaluar mbi 50% deri në këtë orë, Fushë Arrëz dhe në Pukë.

Bashkia me pjesëmarrjen më të ulët e ka bashkia Finiq me 17.56%. Me shifrat e paraqitura deri tani rezulton që të kemi një pjesëmarrje shumë të ulët në rang vendi.