Mbyllet numërimi në Pukë, fiton kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’

Është mbyllur procesi i numërimit në Bashkinë e Pukës. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj është shpallur fitues me 58.13% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj ka marrë 41.87%.

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Procesi i numërimit në disa bashki vijon, teksa për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS.