“Rrotë më rrotë”! Në Tiranë ka garë të fortë për vendin e tretë

Në Tiranë Erion Veliaj nuk e diskuton vendin e parë dhe mandatin e tretë radhazi në krye të bashkisë më të madhe në vend. As vendi i dytë nuk diskutohet, Këlliçi e ka blinduar. Gara në kutitë që kanë mbetur po zhvillohet mes Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë dhe Roland Bejkos që përfaqëson PD-në zyrtare për vendin e tretë. Janë numëruar 774 kuti votimi nga 941 në total.

Rezultati në Tiranë

Erion Veliaj 54.40%

Belind Këlliçi 34.86%

Arlind Qori 4.77%

Roland Bejko 4.28%

Marko Dajti 0.96%

Lajla Pernaska 0.74%