EMRI/ Vetëplagoset me armë zjarri polici në Tiranë! 47-vjeçari shoqërohet tek ‘Trauma’ (DETAJE)

Detaje të reja janë bërë publike nga plagosja me armë zjarri që është regjistruar pasditen e sotme pranë shkollës Eqerem Çabej në Tiranë, pranë pediatrisë.

Një polic është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 në pranë shkollës Eqerem Çabej në Tiranë brenda ambienteve të QSUT-së. Aktualisht 47-vjeçari ndodhet tek ‘Trauma’. Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhimalin, polic në sistemin e burgjeve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.