Ambasada Amerikane ndizet me ngjyrat e krenarisë: Të gjithë individët LGBTQI+ janë të lirë dhe kanë të drejtë të jetojnë me respekt

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Ambasada Amerikane në vendin tonë është veshur me ngjyrat e krenarisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada shkruan se çdo person ka të drejtë të jetojë me siguri dhe respekt në një shoqëri ku të gjithë individët LGBTQI+ janë të lirë nga paragjykimet apo dhuna. Më tej ambasada thekson se SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet për të krijuar një botë pa diskriminim me respekt të barabartë për të drejtat e njeriut

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOBIT). Shtetet e Bashkuara pohojnë se çdo person ka të drejtë të jetojë me respekt, dinjitet dhe siguri në një shoqëri ku të gjithë individët LGBTQI+ janë të lirë nga paragjykimet apo dhuna. Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të krijuar një botë pa diskriminim me respekt të barabartë për të drejtat e njeriut siç parashikohet në nenin 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Në foto: Ambasada e SHBA në Tiranë është ndezur me ngjyrat e krenarisë në nder të IDAHOBIT”, shkruan ambasada.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=633435862144908&set=a.225301976291634&type=3