Sicilia goditet nga tre tërmete të njëpasnjëshme në mesnatë

Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar në Sicilinë verilindore pak pas mesnate.

Sipas gjetjeve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti e kishte epiqendrën 8 kilometra nga Maniace (Catania) dhe 9 nga Floresta (Messina), në një thellësi prej 37 kilometrash.

Menjëherë pas orës 3, një tërmet tjetër, me magnitudë 3.2, u regjistrua pranë Acireale, dhe më pas një tërmet me magnitudë 2.5 afër Santa Venerina.

Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende.