Reshje shiu në formën e shtrëngatave gjatë mesditës, ky është parashikimi i motit në fundjavë, ç’ndodh me temperaturat?

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Në orët e mesditës deri pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Ditën e dielë temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.