Trupi i aktorit brazilian Jefferson Machado i cili qe zhdukur prej janarit, është gjetur në një valixhe druri të varrosur gati 2 metra nën dhe.
Aktori i telenovelave i njohur per rolet e tij në serialin Reis, ishte parë për herë të fundit gjallë më 27 janar.
Dy ditë më vonë, nëna e tij Maria das Dores tregonte se Jefferson i kishte folur per një punë të re për të cilën kishte dhënë intervistë, por kjo kishte qenë hera e fundit që dëgjonte zërin e tij
Maria nisi të shqetësohej kur nisi të merrte mesazhe teksti nga numri i të birit me gabime drejtshkrimore, dhe më pas kontaktet ndaluan krejtësisht.
Më 9 shkurt Machado u shpall zyrtarisht i zhdukur kur gjashte qentë e tij u gjetën vetëm në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro.
Të hënën më 22 maj mbetjet e tij trupore u gjetën nga policia braziliane në një kuti të veshur me çimento, të varrosura në kopshtin e një shtëpie në zonën Campo Grande.
Rrjeti vendas mediatik R7, shkruante se shtëpia ku u gjet trupi i Jefferson ishte marrë me qera nga një mik i tij, emri i të cilit nuk është publikuar.
Autoritetet thanë se identifikuan trupin nga shenjat e gishtërinjve.
Avokati i familjes së tij Jairo Magalhai Pereira, njoftoi për gjetjen në rrjetet sociale: “Me trishtim njoftojmë ndarjen nga jeta të Jeff Machado, trupi të cilit u gjet me shenja mbytjeje”.
“Zbulimi na konfronton me dhunën e mizorinë e shoqërisë sonë por ne jemi të motivuar të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë në raste të tilla të vështira”.
Hetimet sugjerojnë se trupi i të ndjerit ishte gjetur në një bagazh dhe se viktima kishte pasuar vuajtje para vdekjes.
“Përkushtimi im është të gjej të vërtetën e drejtësinë. Është përgjegjësia ime që të gjithë të përfshirë në këtë krim brutal të mbajnë përgjegjësi e të dënohen, dhe që familja e Jeff të gjejë mbështetjen e nevojshme në këtë kohë të vështirë”.