Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Lazaratit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se Rama shkoi në Lazarat sot, ashtu si krimineli në vendin e krimit.
Sipas Shehut, Rama ishte në një godinë kur dikur shërbente si një shkollë, por që sot është braktisur për shkak të shpopullimit që ky regjim i ka bërë jo vetëm Lazaratit, por gjithë Shqipërisë.
Deputeti demokrat thekson se Rama u prit në Lazarat ashtu si ai e meriton, i braktisur nga të gjithë.
“Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethënës për bëmat e Qeverise se tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!
Ambientin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë regjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.
Per korrupsionin e regjimit, qe nuk heziton as para fatkeqësisë me te thelle, qe ai vete ka krijuar per qytetaret”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu.