Ngjarje e rëndë/ Studenti plagos me thikë mësuesen, zbardhen detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Abbiategrasso, në Milano. ‘Tgcom’ raporton se një student i Institutit të Arsimit të Lartë, i identifikuar si Emilio Alessandrini ka plagosur mësuesen e tij.

Kjo e fundit dyshohet se është goditur me armë në krah dhe nuk është në gjendje të rëndë. Djali u ndalua nga policia. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion.