Përplasjet në veri të Kosovës, 53 të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Më shumë se 53 qytetarë janë lënduar sot nga protesta e zhvilluar në veri të Kosovës.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës Veriore, Zlatan Elek njofton se nga të lënduarit tre po mbahen në spital, ndërsa njëri është në rrezik për jetën nga plagët e marra.

Të plagosurit janë serbë, një gazetar serb si dhe ushtarë të KFOR, të cilët tashmë janë të shtruar në Qendrën Mjekësore në Zveçan.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sot janë lënduar 11 ushtarë të KFOR-it italian, prej të cilëve 3 me lëndime të rënda, por pa rrezik për jetët e tyre.

Në fillim KFOR paralajmëroi protestuesit që të largoheshin, por më pas situata ka agravuar ku protestuesit janë përplasur me ushtarët e KFOR.