“Më thuaj…të q***a robt”, noterja e vëllezërit i vjedhin pronën me falsifikim (Video)

Nikos Medolli denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan se për 2 milionë lekë të vjetra, ai është ndarë nga familja e tij, 2 vëllezërit, motra dhe nëna. Në vitin 2005, kur Nikos ishte në Greqi, vëllezërit i falsifikojnë firmën dhe përvetësojnë pronën, e cila ka sjellë të ardhura nga projekti i gazësjellësit TAP.

“Unë po t’i them edhe ata që më njohin më dëgjojnë është turp. 2 milionë Lekë veç metrave katrorë. Xhaxhai i madh përveç se kërkon të marrë akoma nuk bëhet fjalë për të dhënë. Është shitur një pronë në 10 Maj 2005 pa prezencën time, pa dijeninë time. Një pronë që trashëgimtar jam edhe unë nga babai. Jemi 5 pjesëtar në familje. Kjo kontratë është bërë te noterja Alketa Molla në Bilisht. Pasojat më të mëdha janë prishja me vëllezërit, me nënën, me motrën. Nga momenti që unë kërkoj të drejtën time erdhi edhe ndarja e familjes. Më 2018 e kam marrë vesh. Nga gazësjellësi TAP na thanë që këtu nuk është e jotja, figuron e vëllait tënd Besnik Medolli. Kjo tokë ishte ndarë me ligjin 7501 edhe ishte pronë e babait. Pas vdekjes së babait u çel trashëgimia. Ne jemi 5 trashëgimtarë, nëna dhe 4 fëmijët. Atje janë shitur 10,331 metra katrorë ku pjesëtar jam edhe unë. Më 15.5.2005 kam dalje nga vendi, për të hyrë është më 15.5.2010. Në mungesën time është dorëzuar çdo dokument i mundshëm për t’u bërë kjo kontratë. Është firmosur në emrin tim, është dorëzuar edhe certifikata personale imja me fotografi edhe me mbishkrim. Mbishkrimi shënonte që jam dakord që prona i ka kaluar vëllait Besnik Medolli. Nuk specifikohet cila pronë. Nuk ka numër. Nuk ka as emër të vëllait”, thotë denoncuesi.

Si provë Nikos tregon dokumentin e sistemit TIMS, që tregon se ai ka dalë nga Shqipëria në vitin 2005 dhe është kthyer në 2010-ën. Në 2018, Nikos Medolli mësoi se toka e trashëguar nga babai i tij, ishte marrë nga vëllezërit.

“Edhe kjo që s’kam qenë 5 vjet rresht, që është hedhur dhe një firmë tjetër, këtu ka prapë shkelje. Këtu është një shkelje në bashkëpunim. Fillojmë që këtu te kjo kontratë, kontrata më e çuditshme në botë. Paraqitet një dokument i motrës sime i vitit 1983. Është paraqitur te noterja me këtë dokument. Fillon që nga certifikata, që nga shënimi, fotografia që deklaron edhe noterja në përballjen që bëmë thotë që këtë e ka sjellë vëllai jot Besnik Medolli”, vijon shpjegon denoncimin qytetari.

Kontrata e kësaj prone u bë në 2005 në zyrën e noteres Alketa Mulla, e cila e kaloi pjesën e Nikos pa firmosur ai. Në vitin 2018 Nikos bëri denoncim dhe çështja shkoi Prokurorinë e Korcës. Prokurori Genti Stoja konstatoi falsifikimin e firmës, por meqë kishin kaluar shumë vite, ai nuk e procedoi noteren.

“Në vendimin e tij prokurori Gentian Stoja mori vendim edhe shkruhet në dokument janë konsumuar veprat penale nga noterja Alketa Molla, por nuk e marrim dot të pandehur për arsye se denoncimi është bërë me vonesë dhe është parashkruar vepra penale. Kjo është që ka deklaruar prokurori. Përfaqësuesi i Prokurorisë deklaron se janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe ka rezultuar se janë konsumuar vepra penale nga noterja por është vendosur mosfillim i procedimit pasi është parashkruar vepra penale. Edhe nuk mori asnjë masë tjetër që unë të mos rendja në gjyqe të tjera. Nga momenti që ai deklaroi që janë konsumuar vepra penale nuk bëri asnjë veprim tjetër që ky dokument mos ketë fuqi, t’i binte fuqia për çdolloj të mos funksiononte. Ky dokument nuk duhet të qarkullonte si kontratë më edhe tjetri të ishte i pajisur me këtë tapi”, vijon denoncimi.

Prokurori Stoja duke e favorizuar noteren, nuk urdhëroi asgjësimin e kontratës, por e la çështjen të pazgjidhur.

“I them shtetit dhe jam përballë gjykatës se po zhvilloj gjyq për shfuqizimin e kësaj kontrate, po i them nuk jam, nuk ndodhem, urdhro dokumentin e Republikës së Shqipërisë, sistemin TIMS. Nuk jam. Më thotë këtu ka një certifikatë, unë prandaj kam ardhur këtu se këtu ndodhet një certifikatë dhe kam ardhur përpara drejtësisë që ti ta gjesh e kujt është kjo certifikatë, kush ka firmosur. Këtë deklaron edhe vëllai i madh Destan Medolli, që ky nuk ka qenë, kështu deklaroi përballë gjykatës, ky nuk ka qenë kur ne e bëmë noterinë por këtu ka një firmë. Më thotë gjyqtarja këtu ka një firmë. Ka dhe një shëni, thotë, që jam dakord që prona i ka kaluar vëllait. Cila pronë? Këtu s’ka as emër prone, nuk ka as numër prone, nuk ka as emër vëllai. Edhe ne meqë jemi këtu fjalën vëlla mos e përdor më se këta e kërkuan vetë për mos qenë vëllezër se po të ishte ashtu e kishin zgjidhur situatën. 2 milionë Lekë të vjetra edhe 2060 metër katrorë tokë. Unë nuk kam ndërmend ta shes, ajo le t’i rrijë këtij fëmije, më vonë e motra e kësaj le të shikojë vetë si do ta mbajë, si do ta ndihmojë, e di ajo. Ne sa kemi mundësi me gjithë nusen ne vazhdojmë punën tonë”.

Në këtë pikë Nikos Medolli, u detyrua të hapë proces civil, duke kërkuar nga Gjykata e Korçës pavlershmëri të kontratës së vitit 2005.

“Nuk i kërkova as për veten time, i thashë të paktën ja jepni atij fëmije se kam një fëmijë kam 20 vjet që e kam me probleme me prapambetje mendore. Në qoftë se do ishin të varfër le ta mbanin, po diskutojmë që nga vëllai i madh Destan Medoli që bëri 25 vjet doganier”.

Noterja Alketa Mulla, përmes një kamera të fshehtë, pranon faktin se kjo kontratë është e pasaktë.

Denoncuesi,Nikos Medolli-Kush t’i solli dokumentat e këtij?

Noterja Alketa Mulla-Hajde të t’i sjell unë dokumentat…!

Denoncuesi,Nikos Medolli-Ore, t’i kam sjellë unë, apo t’i kanë sjellë këta? Këtë po të them…

Noterja Alketa Mulla-Po, për gjersa s’ke qënë ti prezent, do t’i kenë sjellë ata, se kush ka qënë përderisa ke qënë jashtë ti?

Denoncuesi Nikos Medolli- Këtë desha të dija, se këtë kërkon gjyqtarja, se ti do të vish nesër. Unë jam i ulur atje tek paditësi…

Noterja Alketa Mulla-Unë s’do vij, se s’ma lejon ligji. Do bëj një deklaratë mbrojtje.

Denoncuesi Nikos Medolli-Ti deklaratë jep, apo s’jep, nuk e di…

Noterja Alketa Mulla- Dje, pardje më ka ardhur, që ta kuptosh,kjo fletë-thirrje, dhe e kam se i kërkova “më thuaj thashë…të qi*sha robt”. Pra më dërgon vetëm fletë-thirrje, se për cfarë, ku ta di unë. Këto dokumenta fletës së thirrjes, duhet t’i bashkangjitshe, sipas kodit edhe kërkesë padija!

Denoncuesi Nikos Medolli-Ti këtë e ke më kollaj e të thuash, ky nuk ka qënë dhe këto dokumenta i solli te mua…

Noterja Alketa Mulla-Po ku e mbaj mënd unë?! Këtë e kam marrë vesh, kur ke ardhur ti, mor burrë…fare mo, fare mo, unë s’kam ditur, unë e kam marrë vesh nga ty atë ditë.

Nikos thotë se djali i tij 20-vjeçar vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe në emër të kurimit të djalit, i ka hyrë kësaj lufte për të drejtën e tij.

“Më shumë më ka lodhur kjo pjesë pse ky mllefi i këtij vëllai ose i këtij tjetrit, këtë nuk e gjej dot. Se sa pjesa takonin. Për nipin… kur të gjithë japin, ata duan t’ja marrin. Janë të tijat, e drejta ime do të dalë deri në fund”. Kjo pronë ka sjellë edhe të ardhura dhe në 2019 vëllai im i vogël Besnik Medolli e ka tjetërsuar këtë pronë edhe ka përfituar vlerë monetare nga gazësjellësi TAP. Në gjyq e mora vesh këtë gjë, nga ky moment u bë një kallëzim penal për dy vepra penale që janë konsumuar. U pranua si kallëzim. Vajta pyeta në sekretari në gjykatë e më thanë që prokurori e ka mbyllur këtë çështje thanë e ja ka kaluar për shqyrtim gjykatës. Të njëjtës gjyqtare që ne po zhvillojmë gjyqin civil për shfuqizimin e kësaj kontrate. Të paktën të më kishin dërguar që mbyllet dhe të firmosja që nuk ka edhe e kishim lënë. Nuk kam asnjë lloj njoftimi, asnjë lloj gjëje”.

Gjyqtarja Eglantina Mikani po e zvarrit këtë çështje që nga viti 2019, duke mos dalë me vendim për pavlefshmërinë e kontratës.

Denoncuesi Nikos Medolli-S’më kanë njoftuar as kur e mori prokurori, as kur e mbylli.

Sekretarja,Gjykata Korçë-Kjo penalja është në proces.

Denoncuesi Nikos Medolli-Është në proces…jo civili, penali…

Sekretarja,Gjykata Korçë-Po penali dhe është caktuar…

Denoncuesi Nikos Medolli-Po cili prokuror?

Sekretarja,Gjykata Korçë-Po këtu nuk e kam të shkruar, është caktuar gjyqtarja Eglantina Mikani, s’ka caktuar datë akoma.

Denoncuesi Nikos Medolli-Dhe prokuroria e ka mbyllur?

Sekretarja, GjykataKorçë-Po ka kërkuar pushim.

Denoncuesi Nikos Medolli-Po pse nuk e shënon, se cili prokuror e ka pushuar këtë?

Sekretarja,Gjykata Korçë-Nuk e di, këtu nuk e kam të shkruajtur,prokuroria e dërgon në gjykatë këtë…

Denoncuesi Nikos Medolli- Ok! Faleminderit!

/tvklan.al