Ish-presidenti i këtij vendi dënohet me 14 vjet burg, ja për çfarë akuzohet

Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, i internuar në Nikaragua, u dënua të hënën në mungesë nga një gjykatë në San Salvador me 14 vjet burg, pasi kishte negociuar një armëpushim gjatë mandatit të tij me “maras”, bandat që terrorizuan popullsinë e vendit të Amerikës Qendrore.

Ky armëpushim kishte hyrë në fuqi në vitin 2012 dhe kishte mbështetjen e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), e cila mori rolin e “garantuesit”.

Armëpushimi zgjati vetëm disa muaj.

Ish-kreu i shtetit u dënua me tetë vjet burg për anëtarësim në një “organizatë të paligjshme” dhe gjashtë të tjera për shpërdorim detyre, tha në Tëitter prokurori i përgjithshëm i El Salvadorit.

Përveç Funes, ish-ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë i qeverisë së tij, David Mungia Pages, u dënua me 18 vjet burg.

Të pandehurit u akuzuan se “lejuan bandat të forcoheshin financiarisht dhe të zgjeroheshin territorialisht në këmbim të uljes së shkallës së vrasjeve nga 2011 në 2013, në mënyrë që qeveria e atëhershme të përfitonte për zgjedhjet”, argumentoi prokuroria. Ai pretendoi se të dy politikanët kanë vepruar vetë si “anëtarë të bandës”.