Tifozi i Cityt dërgohet në spital me barelë!

Një tifoz i Cityt ndjeu probleme shëndetësore gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit në Kemal Ataturk dhe iu desh t’i jepej oksigjen për t’u rikuperuar.

Fansat që ndodheshin pranë tij reaguan menjëherë kur e panë në telashe, thirrën mjekun dhe më e keqja u shmang.

Mjekët në terren i dhanë edhe oksigjen dhe e çuan në spital me barelë.