Pamje tronditëse/ Çfarë ndodhi? McGregor bën për spital maskotën (Video)

Gjithçka nisi për argëtim, por nuk përfundoi kështu. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Bernien, njeriun që luan rolin e maskotit të Miami Heat, i cili duhej të shtrohej në spital të premten mbrëma, pasi u godit dy herë nga Conor McGregor gjatë ndeshjes 4 të finaleve të NBA në Miami.

Si pjesë e shfaqjes gjatë një prej pushimeve të ndeshjes së Heat kundër Denverit, Bernie, i veshur me doreza të mëdha boksi, u zhvendos drejt ish-kampionit irlandez të UFC në mes të fushës.

McGregor, i cili po promovonte një spraj qetësues, u përpoq të tallej me maskotin e Miami Heat, por një nga grushtet e tij ishte shumë i fortë dhe e rrëzoi Bernien në tokë, i cili më pas mori edhe një goditje tjetër, ndërsa ishte shtrirë me fytyrë përtokë.

Goditjet e 34-vjeçarit, ish-kampionit të peshave të rënda të UFC-së, ishin aq të fuqishme sa njeriu që shërben në rolin e maskotit u dërgua në spital për ndihmën e parë dhe analizat e nevojshme. Bernie, sipas ‘The Athletic’, iu dhanë ilaçe kundër dhimbjeve.

McGregor, i cili shërben si trajner në sezonin e 31-të të reality show-t televiziv “The Ultimate Fighter”, nuk ka luftuar që nga thyerja e këmbës së majtë në një ndeshje ndaj Dustin Poirier në korrik 2021.