DIREKT ndeshja Shqipëri VS Moldavi

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ka në mendje formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë sonte në mbrëmje.

Shqipëria është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje, trajneri Sylvinho ka kryer të gjitha përgatitjet dhe tashmë ka vendosur për formacionin “anti-Moldavi”.

Trajneri brazilian do të luajë më sulmues për dallim nga ndeshje me Poloninë, pasi ka vendosur për një rreshtim “4-2-3-1”.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE