Simbole dhe nënshkrime antishqiptare në muret e banesave në Gostivar: Vdekje për shqiptarët

Vdekje për shqiptarët’ dhe simbole kërcënuese për shqiptarët, janë këto disa vizatime në disa ndërtesa në Gostivar që kanë panikosur banorët atje.

Vizatime me përmbajtje naziste dhe antishqiptare janë parë në disa ndërtesa banimi drejt stacionit të autobusëve, më konkretisht në rrugën ‘Mara Urginova’, teksa ende nuk dihet kush fshihet pas tyre.

Këto simbole dhe nënshrkime me vdekje për shqiptarët, janë denoncuar në Polici nga qytetarët të cilët janë shprehur se ndihen të kërcënuar.