“Jam sëmurë…”! I doli emri në dosje, “besnikja” e Ahmetajt: Më nxirrni nga burgu

Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë, Alda Klosi kërkon lirimin nga qelia. E arrestuar disa muaj më parë pasi iu gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, Klosi pretendon se është sëmurë dhe se ka fëmijët e mitur. Sot, Klosit i doli emri tek dosja e Arben Ahmetajt, ish-eprorit të saj.

Në dosjen e SPAK-ut kundër Arben Ahmetajt, që “5Pyetjet.al” disponon pjesë të saj del në skenë emri i Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, shefes së tij të kabinetit, bashkëpunëtore jo vetëm në ministrinë e Financave, por edhe Kryeministri kur drejtoni ministrinë e Rindërtimit.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Në dosje thuhet se shkresat janë nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer “ndermjet Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opres funksionar i Ministrisë së Financave, Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbit funksionare e Ministrisë së Financave, emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

Këto çështje, për inceneratorin e Fierit që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret” thuhet në dosje