Kërkimi për 62-vjeçarin gjerman të pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mak, i zhdukur që prej 4 korrikut, ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi trupi i tij i copëtuar u gjet në një frigoriferin e një shtëpie të marrë me qira në Tajlandë.
Manjati 62-vjeçar u raportua i zhdukur nga gruaja e tij 24-vjeçare tajlandeze, kur ai nuk u kthye më 4 korrik nga një takim biznesi. Gruaja e tij kishte thënë se ditën e zhdukjes së tij kishin planifikuar të dilnin për darkë, por 62-vjeçari nuk u paraqit kurrë në takim dhe kur ajo i telefonoi dhe i dërgoi mesazh, nuk mori asnjë përgjigje. Përfundimisht gruaja e tij Mac mori një mesazh nga celulari i tij në orën 22:00 duke thënë se ai ishte në një takim me një klient, vetëm se në lidhjen e tyre 5-vjeçare ai kurrë nuk i kishte dërguar mesazh.
Pjesët e trupit të Mack u gjetën dje, të hënën, në një frigorifer në një shtëpi në zonën e Pattaya, e cila thuhet se ishte marrë me qira nga një mik gjerman i manjatit 62-vjeçar.
Zyrtarët e Banglamung konfirmuan se pjesët e trupit të copëtuara të cilat u vendosën në qese mbeturinash dhe më pas u futën në frigorifer, i përkisnin Mack. Hetuesit përmes një video të kapur ka kamerat e sigurisë, vunë re një frigorifer të ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi, të transportuar nga disa shtetas të huaj.
Një fqinj, 35-vjeçari Rewat Rodchuen, tha se një burrë gjerman i quajtur Olaf dhe një grua gjermane me aftësi të kufizuara jetonin në shtëpi për rreth tre muaj dhe ishin bashkëpunëtorë të Mack.
Të dy u morën në pyetje së bashku me një gjerman të tretë dhe policia beson se mund të ketë edhe shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack.
Përpara se hetuesit të bënin zbulimin e frikshëm, policët gjetën makinën e Mack-ut të braktisur në një parking të godinës të dielën në mëngjes.
Një shitëse ushqimore vendas tha se ajo pa dy gra duke zbritur nga automjeti i cili ishte parkuar atje disa ditë më parë.
Familja e Mack kishte ofruar një shpërblim prej tre milionë baht, i cili është i barabartë me rreth 85,900 dollarë amerikanë, për informacione që do ndihmonin në gjetjen e tij.