Gazetarja e rrjetit investigativ “BIRN”, Aleksanda Bogdani tha se ka eksponentë të lartë në Partinë Socialiste që janë të frikësuar nga një rrëfim i mundshëm i Ahmetajt para drejtësisë.
Duke nënvizuar se “i gjithë shteti ka rënë brenda”, Bogdani tha se gjurmët e këtij skandali korruptiv janë shfaqur zbuluar ndaj zyrtarët socialistë që janë impikuar në këtë aferë në një formë apo tjetër, i tremben drejtësisë.
“Mendoj se PS dhe shumë eksponentë të lartë të PS kanë arsye të frikësohen sot edhe nga një frikë e tyre e mundshme që Ahmetaj mund të flasë sepse kjo çështje ka shkuar shumë lartë.
Ka të përfshirë shumë politikanë, ndoshta njerëzit më të pushtetshëm të të dyja qeverive të zotit Rama duke shkuar deri te personi që mbledh qeverinë dhe merr vendime.
Ka zyrtarët më të lartë të PS që janë në njëfarë mënyre apo një tjetër të implikuar, me vendime, me kontakte, me udhëtime me kontraktorët e qeverisë.
Ka vend për frikë dhe për faktin që tashmë gjurmët janë aty, indiciet janë gjetur dhe s’besoj se kësaj çështje do ti vihet kapak pa dhënë përgjigje për të gjithë të përfshirët në këtë aferë që duhet thënë është skandaloze”, nënvizoi gazetarja.