Shembet çatia e fabrikës, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, Itali, ku ka humbur jetën një djalë 18 vjec me origjinë shqiptare.

Mësohet se ai humbi jetën pasi ra nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli.

Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano.

Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.