Humb jetën 48-vjeçari menjëherë pasi futet në det, dyshohet për sulm në zemër

Një burrë ka humbur jetën këtë të diel në Golem, menjëherë sapo është futur në det.

Dyshohet se 48-vjeçari M.H të ketë hubur jetën pas një sulmi në zemër.

Edhe pse 48-vjeçarit i ëshët ofruar ndihma e shpejtë menjëherë na familjarët dhe roja i plazhit, ai nuk ka mundur të jetojë.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.