Greqia prej ditësh po përballet me situatën kaotike që kanë shkaktuar zjarret. Në një kohë ku shteti fqinj po përballet me fatkeqësi, një foto trishtuese po bën xhiron e rrjetit. Në fotografinë e realizuar nga Đanis Joanidis shihet një zjarrfikëse që prej ditësh merr pjesë në shuarjen e zjarreve shkatërruese në Greqi.
E reja me uniformen e zjarrfikësit, është ulur në pyll dhe qan, gjë që tregon dramën që po përjetohet në Greqi. Fotoja është postuar në faqen “Parashikimi i motit në Greqi”, së bashku me mesazhe inkurajuese për të gjithë zjarrfikësit, banorët, turistët që po përballen me këtë fatkeqësi.