VIDEO/ Grida Duma dhe Ervin Salianji “kapen mat” në jaht

Grida Duma dhe Ervin Salianji kanë nisur pushimet, bashkë.

Një video e dyshes teksa darkojnë në një jaht të ankoruar në Sarandë është publikuar së fundmi nga Hashtag.al. Në video shihet qartë teksa Salianji shërbehet nga një punonjëse dhe më pas drejt tij shkon Grida.

Një lidhje intime mes të dyve është përfolur shpesh në disa media, pas publikimit të disa mesazheve telefonike, për të cilat thuhej se i përkisnin bisedës mes dy (asokohe) deputetëve.

Vetë protagonistët e videos së mëposhtme nuk kanë komentuar kurrë për një marrëdhënie mes tyre.