EMRI/ E rëndë në Berat, nëna i jep fund jetës pasi mëson se vajza e saj vuante nga një sëmundje e rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Berat, ku një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fostoksinë.

Burime bëjnë me dije se viktima ështet shtetasja Pranvera Berisha, e cila ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi fostoksinë në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit. Por edhe në këtë spital, mjekët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Fatkeqësisht, ajo nuk ka arritur të mbijetojë dot dhe ka ndërruar jetë, pak orë pasi është shtruar tek Trauma.