U gjet e vrarë ditën e djeshme poshtë urës së “Dajlanit”, publikohet foto, kjo është viktima 32-vjeçare

Personi në foto është Luljeta Preza, 32-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm (2 gusht) poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës.

U gjet e vrarë ditën e djeshme poshtë urës së

Trupi i saj u gjet rreth orës 10:30 dhe policisë disa orë për ta identifikuar dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës” informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.