Cikalleshi i prandalshëm, 2 gola në 2 ndeshje, Sylvinho “fërkon duart”

Sokol Cikalleshi gjen sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk me fanellën e Konyaspor ku u rikthye pas nje sezoni huazim në Arabinë Saudite.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi një gol tjetër në transfertën e Antalyaspor për llogari të javës së dytë në Superligën Turke. Në minutën e 60 ai mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit duke kaluar përkohësisht në avantazh ekipin bardhjeshil edhe pse më pas ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Ky është goli i dytë sezonal për Cikalleshin që e gjeti rrugën e rrjetës 1 javë më parë në startin e sezonit të ri, ndërsa trajneri i Kombëtares, Sylvinho i gëzohet formës së mirë të bomberit që kandidon për një vend titullari në Pragë dhe më pas në Tiranë me Poloninë.