Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Sarandë-Delvinë me pasojë dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar.

Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel .T., është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues Eltjon .Ç, 34 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63 vjeçarja Adife .T., dhe drejtuesi i Mitsubishit. Ata po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Sipas mjekëve, gjendja e Eltjon .Ç., është e mirë ndërsa Adife .T., është më rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.