Çfarë ndodhi me Stresin? I kërkoj falje familjes time që për fat të keq…

Stresi duket se është përfshirë sërish në sherret virtuale, ku ka shpërthyer në të shara kundrejt presonava që duket se e kanë ofenduar reperin.

Për disa ditë rresht, reperi shihet të ketë bërë disa reagime të ashpra në rrjetet sociale, duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm.

Nuk është ende e qartë se për çfarë ka nisur e gjithë kjo “luftë” virtuale por duket se e gjithë situata e ka mërzitur së tepërmi Stresin.

Përmes një postimi të bërë mbrëmjen e kaluar në profilin e tij të Instagramit, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.

“I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot ëshë familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj”.

Pas ndjesës së kërkuar, Stresi i drejtohet sërish personit që e ka mërzitur kaq shumë, duke shtuar: “Ti more karkalec, njeriu më i urryer në Shqipëri, më thuaj ku je dhe të premtoj që do vi të të takoj. Le t’i lëmë familjet jashtë, si burrat, veç unë edhe ti?”.